12:57 / E Martë, 16 Prill 2024 / L K

Barcelona publikon listën për ndeshjen e sotme ndaj PSG-së

Barcelona përmes rrjeteve sociale ka publikuar listën për ndeshjen e mbrëmjes ndaj PSG-së.

“Katalanasit”, synojnë që të arrijnë gjysmëfinalen për herë të parë që nga vitin 2019-të dhe Xavi synon të mbajë epërsinë e ndeshjes së parë, shkruan IndeksOnline.

Xavi, pritet që të luajë pa disa nga lojtarët kryesor të tij me Sergi Roberton dhe Andreas Christensenin të suspenduar pas akumulimit të kartonave të verdhë.

Po ashtu dhe Gavi me Alejandro Balden, për shkak të lëndimeve të tyre.

Kujtojmë që Barcelona do luajë ndeshjen vendimtare ndaj PSG-së sonte në ora 21:00 me “Katalanasit” që synojnë të prekin gjysmëfinalen për herë të parë pas 5 vjetësh./IndeksOnline/