75 Mall Live Search
14:26 / E Diele, 12 Tetor 2025 / L A

Barcelona publikon pamje të reja të “Camp Nou”

Barcelona tash e dy vite po luan jashtë shtëpisë së saj, “Camp Nou”.

“Blaugranat”, deri më tani ka zhvilluar ndeshjet në stadiumin olimpik, “Montjuic” dhe disa në stadiumin “Johan Cruyff”, ku luajnë femrat.

Kjo pasi që klubi vendosi që ta rinovonte dhe modernizonte stadiumin e tyre ikonik.

Gjatë ditës së sotme Barcelona, publikoi pamje të reja të “Camp Nou”, me mbishkrimin “Çfarë ndjenje”, në “X”.

Mirëpo klubi katalanas po përballet me një ndalesë nga këshilli komunal i Barcelonës, të cilët kanë thënë se klubi ka disa mungesa në dokumentacion që ta lejojë klubin të zhvillojë ndeshjet aty./IndeksOnline/