Barcelona – Real Madrid, gjithçka që duhet të dini për “El Clasicon”

Barcelona sot do të jetë nikoqire e Real Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 11-të të La Ligas.
Ndeshja zhvillohet në “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë, më fillim nga ora 16:15.
“Los Blancos” renditen në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, një më shumë se katalanasit që janë në pozitën e tretë.
Të dy ekipet kanë ecuri fantastike në Ligën e Kampionëve, duke hyrë në EL Clasico në formë të lartë.
Barcelona është e pamposhtur në të gjitha garat këtë sezon, teksa Real Madridi humbjen e vetme e ka pësuar nga Atletico Madridi.
Robert Lewandowski është në dyshim për këtë ndeshje, pasi ka munguar në dy takimet e fundit për shkak të një problemi në kyçin e këmbës, megjithëse është duke afruar për rikthim në fushë.
Raphinha dhe Frenkie de Jong janë gjithashtu duke shtyrë për rikthim, për shkak të problemeve me fitnes.
Pedri, Jules Kounde dhe Sergi Roberto do të mungojnë gjithashtu, por Joao Felix do të jetë i gatshëm, pavarësisht çalimit në takimin ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Ndërkohë, kishte shqetësime për Jude Bellinghamin e Real Madridit, kur u largua nga loja në Ligën e Kampionëve ndaj Bragës, por Ancelotti shpejt tregoi se ylli anglez ishte vetëm i lodhur dhe nuk kishte probleme me lëndime.
Thibaout Courtouis dhe Eder Militao do të jenë jashtë, ndonëse Barcelona po ballafaqohet me lëndime më shumë se Real Madridi në përballjen e këtij vikendi.
Kështu siç qëndron puna, Reali duket se është në formë më të mirë dhe do e kenë edhe Bellinghamin, duke bërë paraqitjen e parë në El Clasico.
Bellingham deri më tani ka shënuar 11 gola për Real Madridin.