Barcelona rikthehet në krye të La Ligas

Barcelona ka marrë përsëri kreun e La Ligas ku për 24 orë e mbajti Real Madridi.
Katalonasit mposhtën Celta Vigon me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit spanjoll.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pedri në minutën e 90-të.
Me këtë fitore, Barca është në krye të tabelës me 22 pikë, aq sa ka edhe Realu që është në vendin e dytë.
Të dy gjigantët spanjoll kanë nga një barazim dhe asnjë humbje. /IndeksOnline/