75 Mall Live Search
18:09 / E Diele, 26 Shtator 2021 / C E

Barcelona rikthehet te fitorja, mposht Levanten

Pas dy barazimesh radhazi në ligë, Barcelona ka gjetur fitoren.

Katalonasit kanë mposhtur Levanten me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së shtatë të La Ligas që u zhvillua në Camp Nou.

Dy gola Barca i shënoi në pjesën e parë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Fillimisht realizoi Memphis Depay në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Luuk De Jong në minutën e 14-të të ndeshjes.

Golin e tretë e shënoi Ansu Fati në minutat shtesë.

Pas kësaj fitoreje, Barca është në vendin e pestë në tabelë me 12 pikë, pesë më pak se Reali që është në vendin e parë.

Në javën e ardhshëm, Barca është mysafir e Atletico Madridit. /IndeksOnline/