09:50 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Barcelona rikthen interesimin për Herrera

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin e PSG, Ander Herrera, transmeton Indeksonline.

Reprezentuesi spanjoll ishte i lidhur me një lëvizje ne Camp Nou kohë më parë, teksa tani mund të ndodh pasi konkurrenca tek klubi parisien është mjaft e egër.

Herrera u bashkua me PSG në vitin 2019 si agjent i lirë pasi i skadoi marrëveshja me Manchester United.