75 Mall Live Search
16:57 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Barcelona rikthen mbrojtësin 20 vjeçar, aktivizoi klauzolën e riblerjes

Barcelona ka ushtruar opsionin e riblerjes të mbrojtësit të majtë, Marc Cucurella.

20 vjeçari ishte i huazuar te Eibar sezonin e kaluar dhe ata e blenë për 2 milionë euro në fillim të merkatos.

Tash kampionët e La Ligas dëshirojnë ta rikthejnë në Camp Nou dhe kanë përdorur klauzolën e riblerjes për 4 milionë.

Ai është produkt i të rinjve të Barcës dhe në sezonin e kaluar si i huazuar te Eibar zhvilloi 33 ndeshje duke u rritur në aspektin profesional.

Cucurella bëri debutimin e tij zyrtar në ekipin e parë të Barcës në Copa del Rey kundër Real Murcia më 24 tetor 2017. /IndeksOnline/