23:00 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Barcelona rimerr lidershin e La Ligas, fitore spektakolare ndaj Sevillas

Barcelona ka arritur ta rimarrë lidershipin e La Liga, pasi ka mposhtur Sevillan me rezultat 4:2.Coutinho shënoi golin e parë të ndeshjes, pas asistimit të Leo Messit, para se vet ky i fundit të shënonte per 2:0.

Mirëpo, pas 20 minutave ylli argjentinas u detyrua të largohej nga fusha pas një lëndimi në krahë, gjëja e vetme shqetësuese që i ndodhi sonte ‘Blaugranasve’.Por kjo nuk e pengoi Barcelonën të vazhdonte me gola.

Luis Suarez shënoi për 3:0 nga penalltia në fraksionin e dytë, kurse Sarabia i dha pak shpresë Sevillas, duke realizuar golin e parë për mysafirët.Dy minuta pa përfunduar ndeshja, Ivan Rakitic thelloi diferencën për 4:1, ndërsa sulmuesi i ekipit andaluzian Muriel ngushtoi rezultatin në 4:2, me rezultat që përfundoi takimi.

Barcelona ngjitet në vendin e parë me 18 pikë, e Sevilla ka dy pikë me pak dhe është poashtu dy pozita më poshtë.