75 Mall Live Search
13:59 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Barcelona rivalizon Liverpoolin në garë për Jorginhon

Barcelona iu është bashkuar Liverpoolit në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Napolit, Jorginho, raporton Sky Sport.

Jorginho ka qenë një ndër lojtarët kyç të Napolit këtë sezon dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, përfshirë edhe Manchester Cityn.

Përderisa Arthur Melo do të mbërrijë në ‘Camp Nou’ këtë verë, Barcelona është e etur për tjerë futbollistë kualitativ në mesfushën e tyre.

Jorginho shihet si njëri nga lojtarët adekuat për të mbuluar boshllëkun që ka lënë Iniesta, pasiqë ka aftësi shumë të mira me kontrollimin e topit.

Raportohet se italiani 26-vjecar ka një vlerë transferimi prej 40 milionë eurosh, që e bën një nënshkrim shumë tërheqës. /IndeksOnline/