75 Mall Live Search
13:16 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Barcelona rivalizon Realin për Cavanin

Barcelona është skuadra e fundit që është future në garë për sulmuesin Edinson Cavani, transmeton Indeksonline.

Uruguajani po shikon mundësinë për t’u larguar nga Manchester United në afatin e janarit, me dy gjigantët spanjollë që dëshirojnë shërbimet e tij.

Cavani ka hasur në probleme me minutazh tek Djajtë që nga ardhja e Cristiano Ronaldos dhe kjo ka shtyrë të mendojë largimin.