Barcelona sapo zyrtarizoi shitjen e Rei Manajt

Barcelona e ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit shqiptar, Rei Manaj. Ylli i Kombëtares Shqiptare karrierën do ta vazhdojë në futbollin anglez.
Manaj është bërë futbollist i ri i Watford. Barcelona ka njoftuar se do të përfitojë 50% të shumës së shitjes së lojtarit në të ardhmen.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura për kalimin e Manajt te Watford./Indeksonline/
