Barcelona shfaq interesim për Ron Raçin
Futbollisti kosovar, Ron RaJi është futur në radarin e Barcelonës.
Siç raporton “Football Transfer News”, qëndërmbrojtësi kosovar po konsiderohet si një transferim për të ardhmen nga skuadra katalanase, shkruan IndeksOnline.
“Barcelona po e skauton Ron Raçin, qendërmbrojtësin e Hajduk Splitit. Ata aktivisht po e përcjellin një qendërmbrojtës që luan me këmbë të majtë për sezonin tjetër. Një ndër emrat është Rron Raçi, mbrojtësi i ri i vlerësuar nga Hajduk Spliti, i cili ka impresionuar me top paraqitje në futbollin kroat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.
Kujtojmë që Ron Raçi gjatë verës së vitit 2025 u transferua nga Prishtina te skuadra kroate, Hajduk Split, për një shifer prej 300 mijë euro./IndeksOnline/

