75 Mall Live Search
18:01 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Barcelona shndërrohet në “Pazar”, dëshiron ta shes po thuajse tërë skuadrën e parë

Klubi spanjoll, Barcelona siç duket do të bëjë ndryshime me rrënjë në skuadrën e saj.

Sipas Teamtalk, Barcelona ka vënë në treg po thuajse tërë futbollistët e skuadrës së parë, transmeton IndeksOnline.

Coutinho, Griezmann, Dembele, Vidal, Rakitic, Umtiti, Semedo, Alena, Arthur dhe Firpo janë disa nga futbollistët e katalunasëve që pritet të shiten gjatë afatit të verës.

Nga shitja e këtyre futbollistëve Barcelona pritet që të fitojë më shumë se 500 milionë euro nga shitja e tyre.

Andaj edhe është në kërkim të futbollistëve të rinjë që të rifreskojnë skuadrën e tyre.

Neymar është ende në fokusin e katalunasëve e ku sipas raportimeve, Barcelona i ka ofruar skuadrës francize 5 futbollist si opsion që të përfshihen në transferimin e Neymar./IndeksOnline/.