16:12 / E Martë, 02 Mars 2021 / Ensar Ramadani

Barcelona shtet në vete, 110.000 persona do të votojnë për president të klubit

110.290 persona do të votojnë për president të Barcelonës të dielën e ardhshme, 7 mars.

87.479 persona do të  votojnë personalisht derisa 22.811 të tjerë do të votojnë me postë, shkruan Indeksonline.

Të regjistruarit do të votojnë në gjashtë vendvotime në qëytetin e Barcelonës (Camp Nou dhe Palau Blaugrana), Girona , Lleida, Tarragona, Tortosa dhe Andorra .

Selia e Barcelonës është vendi ku përqendrohen shumica e votuesve që do të mund të votojnë personalisht.

Joan Laporta, Toni Freixa dhe Víctor Font janë tre kandidatët që kërkojnë të pasojnë Bartomeun i cili po akuzohet për korrupsion. /IndeksOnline/