Barcelona siguron tri pikët e radhës
Barcelona në supeformë. Skuadra blaugrana regjistroi fitoren e 4-t radhazi në La Liga dhe u ngjit përkohësisht në krye klasfikimit në kuotën e 19 pikëve, në pritje të ndeshjes së Realit ndaj Mallorcas në transfertë në mbrëmje.
Falë tre fantastikëve Griezmann-Messi-Suarez, Barça triumfoi me shifrat 0-3 në transfertën baske ndaj Eibar. Një fitore plotësisht e merituar që erdhi për meritë të treshes së ëndrrave që Barça ka në sulm.
Griezmann arriti të zhbllokonte shifrat pas 13 minutash lojë në një gol të gjithin francez pas asistit të Lenglet.
Në pjesën e dytë në minutën e 58-të Messi shfrytëzoi një asist të mrekullueshëm të Griezmann për t’i çuar shifrat në 0-2 ndërkohë që 8 minuta më vonë Suarez realizoi një gol të thjeshtë pas asistit të Messit duke vulosur fitoren e Barcelonës.