75 Mall Live Search
15:26 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Barcelona s’ka mundur të shesë as 3,500 bileta për ndeshjen me Man United

Tifozët e Barcelonës janë detyruar të paguajnë 118 euro për një biletë në ndeshjen Manchester United – Barcelona që do të zhvillohet nesër mbrëma në Old Trafford.

Ekipi anglez kishte rezervuar 3,500 bileta për tifozët katalunas, megjithatë Barcelona nuk ka mundur të shes të gjitha.

Sipas gazetës angleze The Sun, afërsisht 2,000 tifozë të skuadërs spanjolle do të jenë të pranishëm në Old Trafford. /Indeksonline/