Barcelona sonte mund të bëhet kampion në La Liga

Skuadra e Barcelonës synon titullin kampion në La Liga dhe sonte i duhet vetëm një fitore.
Klubi katalunas luan derbin ndaj Espanyolit, sonte nga ora 21:30 dhe në rast se fiton, shpallet kampion edhe matematikisht, shkruan Indeksonline
Momentalisht, Barça e Hansi Flick është para Real Madridit katër pikë (82/78), pasi kjo e fundit fitoi mbrëmë ndaj Mallocas.
Në rast se Barcelona nuk arrin fitore sonte, atëherë gara për titull do jetë e hapur edhe për dy xhirot e fundit.
Ndeshjen e parë këtë sezon, Barcelona e fitoi ndaj Espanyolit me shifrat 3:1./Indeksonline/