75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / L A

Barcelona s’pritet të kthehet në Camp Nou këtë sezon

Barcelona nuk do të mund të kthehet në stadiumin e tyre ikonik gjatë këtij sezoni.

Shkak është se punimet nuk po shkojnë në ritmin e duhur siç kishin menduar drejtuesit e Barcelonës.

Fillimisht ideja ishte që një ndeshje të luhej para fundit të vitit në stadium. Kjo do të ishte të shtunën e ardhshme kundër Atlético de Madridit, por është absolutisht e pamundur.

Më pas u tha se skuadra nuk do të mund të luante deri në fillim të shkurtit, e mbrojtur nga rregulli i Champions Leagues, që tregonte se të gjitha ndeshjet në fazën e parë duhej të luheshin në të njëjtin stadium.

Barcelona, po i luan aktualisht ndeshjet në stadiumin “Montjuic” që nga sezoni i kaluar deri në përfundimin e “Camp Nou”./IndeksOnline/