Barcelona sqaron situatën me Depay dhe Pjanic

Memphis Depay dhe Miralem Pjanić nuk do të largohen nga Barcelona së paku deri në janar.
Klubi katalan nuk pret që këta futbollist të largohen në ditën e fundit të afatit kalimtar, ka raportuar Fabrizio Romano, transmeton IndeksOnline.
Ai ka thënë se Depay nuk do të bashkohet me Chelsea dhe asnjëherë nuk ka qenë afër.
Po ashtu holandezi ka dal edhe me deklaratë zyrtare.
“Kam vendosur të qëndroj te Barça! Jam plotësisht i përkushtuar për të kontribuar në suksesin sportiv të klubit”, ka thënë Depay./IndeksOnline/