75 Mall Live Search
21:51 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / Gj Sh

Barcelona stërvitet me Bilbaon dhe prek finalen e Superkupës, i qon mesazh të fortë Realit e Atletikos

Barcelona ka kaluar pa asnjë problem në finalen e Superkupës së Spanjës.

Në ndeshjen e parë gjysëmfinale, skuadra katalanase shënoi fitore bindëse ndaj Atletiko Bilbaos, me rezultat 5-0, shkruan IndeksOnline.

Ferran Torres hapi serinë e golave në minutën e 22-të.

Fermin Lopez dyfishoi rezultatin në minutën e 30-të, derisa pas katër minutave shënoi edhe sulmusi 20-vjeçar, Roony Bardghji.

Goli i katërt u shënua nga braziliani Raphinha, në minutën e 38-të.

Braziliani nuk u ndal me kaq, derisa në minutën e 52-të shënoi edhe golin e dytë personal.

Në finale, Barcelona tashmë e pret fituesin e ndeshjes mes Real Madridit dhe Atletiko Madridit, e cila zhvillohet ditën e enjete./IndeksOnline/