75 Mall Live Search
23:45 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / Gj Sh

Barcelona synon Harry Kane si pasuesin e Lewandowskit

Barcelona ka vendosur që ta bëjë Harry Kane objektivin e saj kryesor për merkaton e verës.

Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme, sulmuesi anglez ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, një shumë që katalanasit e konsiderojnë të përballueshme për të përforcuar repartin ofensiv, shkruan IndeksOnline.

Kane, i cili aktualisht shkëlqen me Bayern Munich, shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit, kontrata e të cilit me Barçën përfundon në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit blaugrana besojnë se përvoja dhe instinkti i lartë i golit i kapitenit të Anglisë mund të japin një dimension të ri në sulmin e skuadrës së Flick.

Megjithatë, transferimi nuk do të jetë i lehtë. Bayerni ende e vlerëson lart sulmuesin 32-vjeçar, ndërsa edhe klubet angleze mund të tentojnë ta rikthejnë në Premier League./IndeksOnline/