Barcelona transferon fenomenin turk, i kushton veç 2 milionë euro

Klubi i Barcelonës ka arritur të bëj një transferim të ri.
Katalunasit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e futbollistit, Emre Demir, transmeton Indeksonline.
Demir shihet si “Messi turk” dhe do t’i bashkohet Barcelonës B sezonin e ardhshëm.
Ai i ka kushtuar Barcelonës vetëm 2 milionë euro plus bonuset. Demiri ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027./Indeksonline/