21:41 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Barcelona transferon ish-lojtarin e Tiranës

Ish-mesfushori i Tiranës, Merveil Ndokyt, u transferua ditën e sotme në formë huazmi nga Getafe të Barcelona, duke bërë një hap galopant në karrierën e tij.

20-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit B, teksa në fund të sezonit do të vendoset nëse kartoni i tij do të blihet apo futbollisti do të rikthehet te Getafe. Merveil kaloi me sukses vizitat mjekësore, teksa u prezantua nga 2 legjendat e klubit spanjoll, Bakero dhe Amor.

“Është një kënaqësi e pamasë, kur më thanë lajmin isha mëse i lumtur. Ishte një lajm që më entuziazmoi shumë dhe gjithashtu bëri të lumtur edhe familjen time.

Ky është një klub që më pëlqente që fëmijë, në fakt e gjithë familja ime është ndjekëse e Barcelonës. Jam shumë i lumtur pasi e gjithë familja ime është krenare që unë tani jam këtu”, u shpreh Merveil.