75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Barcelona tregohet më e vjetër se “zonja” e Juventusit, në Ligën e Kampionëve

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, duel ky në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Djelmoshat e Koeman u treguan më të Zot në këtë takim, ku shënuan dy herë, përmes Dembele në minutën e 14’të të takimit, dhe Messit në 90′ nga pika e bardhë, për të mbyllur kështu takimin në 0:2, shkruan IndeksOnline

Nga ana tjetër, Juventusi i kishte rastet e veta, por tre golat e Moratas u rishikuan me “VAR” dhe dolën të ishin në pozitë jashtë-loje. Madje në 5 minutat e fundit të takimit, Juve mbeti edhe pa një futbollist, pasi Demiral u ndëshkua me të kuq.