75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / G T

Barcelona tregon çmimin e Fermin Lopez, kaq miliona i duan!

Skuadra e Barcelonës pritet ta largoj nga skuadra mesfushorin, Fermin Lopez.

Mediat e huaja raportojnë se mesfushori spanjoll është në prag të largimit nga klubi katalunas gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Indeksonline

Lopez tashmë në tavolinë ka një interesim nga skuadra e madhe angleze, Chelsea FC – të cilët e duan me çdo kush mesfushorin.

Siç raportohet ekipi i Hansi Flick dëshiron një shumë të madhe parash për lojtarin. 70 milionë euro, është çmimi që i ka vendosur Barcelona lojtarit të saj.

22-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2029, por Chelsea i ka premtuar atij minutazh më shumë dhe sigurisht që ai preferon kalimin në “Stamford Bridge”.

Një gjë e tillë mund të ndodh gjatë kësaj jave, para ndeshjeve ndërkombëtare./Indeksonline/