Barcelona ua shtron “zullumin” tifozëve të saj, barazon me Alavesin

Klubi i Barcelonës ka dëshpëruar të gjithë tifozët e saj sonte. Ata barazuan me rezultat 1:1 me skuadrën e Deportivo Alaves.
Në minutën e 31-të, Neto bëri një gabim trashanik duke ja falur topin futbollistit të Deportivo Alaves i cili shënoj me gol hapur, transmeton Indeksonline.
Barcelona barazoj rezultatin në minutën e 63-të me anë të Antoine Griezmann, por kaq nuk pati më shumë gola.
Katalunasit patën raste tejet të mira shënimi por nuk ja arritën t’i konkretizojnë. Pas 6 ndeshjeve të luajtur në La Liga, Barcelona ka vetëm 8 pikë./Indeksonline/