Barcelona vazhdon dominimin në La Liga, mposht këtë herë Elchen
Barcelona ka arritur fitoren e tretë radhazi në La Liga.
Ata kanë mposhtur Elchen, me rezultat bindës 1-3, duke vazhduar dominimin në futbollin spanjoll.
Për Barçën, ka shënuar Yamal, Torres dhe Rashford, ndërsa të vetmen për Elchen e shënoi Alvaro.
Me këtë fitore, Barça mbetet në krye të La Ligas me 55 pikë, ndërsa Elche e 12-ta me 24 pikë./IndeksOnline/

