Barcelona vendos për ‘fatin’ e Ansu Fatit

Ansu Fati, po kalon një periudhë jo të mirë në karrierën e tij. 21-vjeçari është në formë huazimi te Brighton dhe deri më tani ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka realizuar 4 gola, ndërsa gjatë verës do të rikthehet te Barcelona.
Mediet spanjolle kanë bërë e dije se, pavarësisht se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027, klubi katalanas nuk e sheh si pjesë e të ardhmes, ndaj me shumë mundësi Ansu do të jetë në merkato.
Në Spanjë 21-vjeçari ka admirues, teksa momentalisht Sevilla dhe Valencia janë në gjurmët e tij, por e ardhmja e talentit mund të jetë edhe në Angli, me Wolves që ka nisur edhe kontaktet e para.
Ansu Fati ka një vlerë 30-35 milionë euro, por mbetet për t’u parë edhe kërkesa e drejtuesve të Barcelonës sa I përket shumës finale, por duket se tani, djaloshi që pritej me shumë interes do të mbyllë aventurën e tij te Barcelona, skuadër te cila debutoi në sezonin 2019-2020.