75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 10 Maj 2022 / B O

Barcelona vendos të shes Coutinhon në Premierligë, kjo është shuma e marrëveshjes

Barcelona ka arritur marrëveshje me Aston Villën për shitjën e përhershme të Philippe Coutinhos. 20 milionë euro do të jetë shuma e shitjes së yllit brazilian te skuadra angleze.

Blerja e Coutinhos po del të jetë një nga dështimet më të mëdha në futboll.

Barça i pagoi 160 milionë euro Liverpoolit për të, por pa u bërë 5 vite ai po kthehet si dështim i madh për vetëm 20 milionë euro.

Coutinho tregoi formë të mirë te Aston Villa në huazimin disa mujor ku trajner është ish-bashkëlojtari i tij, Gerrard./Indeksonline/