18:14 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Barcelona synon fitore kundër Galatasarayt, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet takimi tejet interesant mes skuadrës turke Galatasaray dhe gjigandit katalunas Barcelona, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së eliminatoreve të Ligës së Evropës.

Në ndeshjen e kaluar të zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona si vendase barazoi pa gola me Galatasarayn, kështu duke lënë çdo gjë të hapur në ndeshjen e kthimit.

Ndërkaq, të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit, ku Galatasaray e mposhti me rezultat 2:1 Besiktasin, kurse Barcelona shënoi fitore me rezultat 4:0 kundër Osasunas.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Galatasaray nuk do të paraqitet Arda Turan, kurse te Barça mungojnë Dani Alves, Balde, Fati, Roberto dhe Umtiti.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Galatasaray (4-2-3-1): Pena; Van Aanholt, Marcao, Nelsson, Boey; Antalyali, Kutlu; Akturkoglu, Cicaldau, Babel; Gomis

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Garcia, Pique, Alba; De Jong, Busquets, Pedri; Traore, Aubameyang, Torres