75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 29 Korrik 2022 / Gj. Sh

Barcelona zyrtarizon Kounden, kjo është klauzola për lirimin e tij

Ylli francez do të prezantohet zyrtarisht prapa dyerve të mbyllura të hënën më 1 gusht në Ciutat Esportiva Joan Gamper

FC Barcelona dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për transferimin e Jules Oliveri Kounde, ka shkruar faqja zyrtare e Barcelonës sonte.

Lojtari ka nënshkruar kontratë për pesë sezonet e ardhshme të klubit katalunas. Klauzola e tij është 1 miliard euro.

Sipas kësaj faqe, prezantimi zyrtar i Koundes do të ndodh të hënën më 1 gusht në orën 11:30 prapa dyerve të mbyllura në Ciutat Esportiva Joan Gamper.