Barcelonën po e “hanë të gjithë në sy”, edhe Lazio po e kërkon në short
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/12/ruyghjh.jpg)
Lazio e do Barcelonën në shortin e Champions League që do të hidhet të hënën. Ka qenë vet Sarri ai që ka kërkuar një përballje me Barcelonën në fazën e eliminimi direkt.
“Unë do të doja të përballesha me Barcelonën në raundin e 16-të, sinqerisht”, tha Sarri për “Sky Sport”
“Do të ishte zgjedhja ime pasi nuk jam përballur kurrë me Barçën si trajner dhe do të ishte një përvojë e mrekullueshme.”, shtoi ai./Indeksonline/