Barcelonës i del edhe një telashe, e humb në janar një lojtar të rëndësishëm

Xavi Hernandez nuk do të mund ta ketë në dispozicion gjatë muajit janar talentin e skuadrës, Abde. Futbollisti i ri 20-vjeçar është thirrur nga Maroku për Kupën e Afrikës që zhvillohet nga 9 janari deri më 6 shkurt.
Paraqitjet e mira në javët e fundit të Abdes e kanë bindur selektorin e Marokut për të marrë atë në turneun afrikan.
Maroku ka publikuar listën e skuadrës dhe mes tyre është lojtari i Barcelonës Munir El-Haddadi, si dhe futbollistë si Aboukhlal, Boufal, Mmaee, En-Nesiry dhe El Kaabi ./Indeksonline/
