Barcelonës i kthehen disa yje, pas disfatës nga Reali

Java post-klasike ka qenë e gjatë për Barcelonën. Por lajm i mirë për katalonasit është rikthimi i plotë në skuadër i tre yjeve të saj.
Raphinha, Lewandowski dhe Koundé janë 100% gati për ndeshjen ndaj Real Sociedadit.
Lajm edhe më i mirë është se Pedri poashtu do të jetë gati për rikthim. Ka gjasa që ai të futet në listë edhe për ndeshjen me Sociedadin.
De Jong poashtu është afër rikthimit dhe se në fushë atë mund ta shohim nga java e ardhshme./Indeksonline/