00:00 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / OSH

Barcelonës i mbledhen retë e zeza mbi kokë, Pique pritet të mungoj gjatë

Klubi i Barcelonës sonte pësoj humbje 1:0 nga Atletico Madridi, ndeshje e vlefshme për La Liga.

Megjithatë, kjo humbje u bë edhe më e rëndë me lëndimet e Gerrard Piques dhe Sergio Robertos, transmeton Indeksonline.

Pique ka një lëndim në gjurin e djathtë, kurse Roberto ka një në këmbën e djathtë.

Sipas mediave në Spanjë, Pique më së paku do të mungoj 6 javë. Mundësitë janë të mëdha që rikuperimi I Piques të shkoj deri në 6 muaj.

Nesër do të bëhen testet mjekësore dhe mbetet të shihet se sa gjatë do të mungojnë dy futbollistët./Indeksonline/