75 Mall Live Search
20:43 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / Gj Sh

Barceolna po e ”shkel” Bilbaon, katër gola në pjesën e parë (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës duket në formë fantastike në ndeshjen gjysëmfinale të Superkupës së Spanjës.

Skuadra katalanase nuk po ndalet, ku ka shënuar katër gola ndaj Atletiko Bilbaos qysh në pjesën e parë, shkruan IndeksOnline.

Ferran Torres hapi serinë e golave në minutën e 22-të.

Fermin Lopez dyfishoi rezultatin në minutën e 30-të, derisa pas katër minutave shënoi edhe sulmusi 20-vjeçar, Roony Bardghji.

Goli i katërt u shënua nga braziliani Raphinha, në minutën e 38-të./IndeksOnline/