10:08 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

Bardhi bën deklaratën e papritur: I kam komentuar EX-it

Reperi i njohur Bardhi, ka më së dy vite që po bën ‘boom’ me secilin projekt.

Artisti i shumë talentuar së fundmi ka marrë pjesë në një intervistë në ‘RTV Dukagjini’, ku ka shpalosur shumë detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale, shkruan Indeksonline.

Ai nuk hezitoi të përgjigjej në disa pyetje të nxehta.

Kujt i ke komentuar me llogari fallco” ishte pyetja të së cilës iu përgjigj:

Po i kam komentuar dikujt me llogari fallco. Nuk ka qenë personazh publik. I kam komentu ex-it. Nuk po di çka i kam komentu saktë”, u shpreh artisti teksa përgjigjen e shoqëron më të qeshura./Indeksonline/