16:39 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

Bardhi bën “remake” hitin e madh “Melegim” të Sooliking

Reperi shqiptar, Bardhyl Idrizi, i njohur si Bardhi, po është shumë aktiv me projekte muzikore.

Së fundmi lansoj këngën “Lot”, e cila u pëlqye shumë nga publiku, transmeton Indeksonline.

Mbrëmë në Instagram, Bardhi ka publikuar një pjesë të “remake” të këngës “Melegim” që e ka bërë reperi.

Këtij projekti ai ia ka vënë emrin “Engjulli im”. Versionin origjinal e këndon reperi me famë botërore, Soolking.

Bardhi po ashtu ka paralajmëruar se në fund të këtij muaji do të lansoj këngën “Diva”./Indeksonline/