20:30 / E Diele, 16 Korrik 2023 / AR

Bardhi dhe Majk bashkojnë forcat për një tjetër hit

Dy emra të tjerë të njohur të estradës janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për reperët Bardhi dhe Majk, të cilët kanë bashkuar forcat për një duet të radhës.

Ishte artisti nga Kumanova ai që ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës, teksa shihet në studio bashkë me Majk.

Dyshja zbuluan se kënga mban titullin “Mykonos” dhe pritet të lansohet shumë shpejt.

“Ka jeni verës? Mykonos ft Majk, le të kallen kojshina”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimi që ndau me fansat në Instagram.