17:00 / E Diele, 08 Maj 2022 / AR

Bardhi & Dj Gimi-O me “Rakia” afër 2 milionëshit

Reperi i njohur shqiptar, Bardhi, së fundmi ka “goditur” tregun muzikor me një super projekt.

“Rakia”, titullohet kënga të cilën e solli në bashkëpunim me Dj Gimi-O, shkruan Indeksonline.

Projekti është realizuar në studion e SBS Entertainment, ndërsa për klipin dyshja janë kujdesur të shfaqen plotë stil.

Menjëherë pas publikimit, kënga është pëlqyer e komentuar mjaftë nga fansat e reperit, ku në platformën ‘Youtube’ për dy ditë ka marrë afër 2 milionë klikime./Indeksonline/