Bardhi hyri me ‘bismilah’ – asist në fitoren e Levantes kundër Real Madridit

Skuadra e Levante-s ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Real Madridi.
Klubi spanjoll shënoi fitore 1 me 2 në udhëtim, shkruan IndeksOnline.
Real Madridi e nisi keq ndeshjen, pasi qysh në minutën e 9-të, mbrojtësi Militao u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Por, edhe pse me një lojtar më pak në fushë – ishte ekipi i Zidanes që kaloi në epërsi [1-0] me golin e Asensios në minutën e 13-të.
Levante shfrytëzoi mjaftë mirë përparësinë numerike në fushë, duke shënuar golin e barazimit [1-1] në minutën e 32-të me anë të Morales.
Enis Bardhi Assist against Real Madrid!
— Football Macedonia (@MacedonianFoot) January 30, 2021
Fantastic cut back from Bardhi to teammate Roger Marti who does the rest with a tidy finish.
Levante lead Real 2-1 away from home.#BardhiBackpic.twitter.com/3UeYrMZZ4M
Në pjesën e dytë, Levante humbi një penallti – por në minutën e 78-të, pas një asisti të Enis Bardhit, në gol e shënoi Roger, për rezultatin përfundimtar: Real Madrid 1-2 Levante.
Kjo fitore e Levante-s i konvenon më së shumti Atletico Madrid, pasi kjo e fundit mbetet lider i padiskutueshëm në La Liga me 47 pikë, 2 ndeshje më pak dhe 7 më shumë se vendi i dytë Real Madrid [40]./IndeksOnline/