75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / B O

Bardhi publikon albumin e parë me 20 këngë

Rap-artisti Bardhi së fundmi ka publikuar albumin e tij të parë në karrierin e tij dhe titullohet “Trëndafil” i cili në vete përmban gjithsej 20 këngë.

Megjithëse numri i këngëve në albumin e tij të ri është i madh, shumë pak prej tyre janë solo.

Më saktësisht janë gjithsej vetëm dy këngë, “Eyes Chicho” dhe “A je”, të cilat ai i këndon i vetëm, pasi 18 prej tyre janë bashkëpunime.

Ai ka bashkëpunuar me disa emra të njohur të muzikës hip-hop si: Azet, Ledri Vula, Lumi B, Kidda, Nushi, Gjesti e të tjerë.