75 Mall Live Search
17:53 / E Shtunë, 09 Mars 2024 / G T

Bardhi shënon gol të bukur për Trabzonsporin në Superligën e Turqisë

Skuadra e Trabzonsporit është duke luajtur ndaj Karagumrukut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën Turqisë.

Rezultati pas 45 minutave të para është 1 me 1, shkruan Indeksonline

Golin e barazimit për ekipin vendas e shënoi mesfushori i Kombëtares së Maqedonisë Veriore, Enis Bardhi.

Bardhi shënoi një gol të bukur nga distanca për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Kujtojmë që ky ishte goli i katërt në kampionat për lojtarin shqiptar. Ai gjithashtu ka bërë katër asiste./Indeksonline/