21:20 / E Diele, 23 Janar 2022 / AR

Bardhi shuan kureshtjen, tregon a është në lidhje dashurie me Anën e “Për’puthen”

Reperi i famshëm shqiptar, Bardhyl Idrizi, i njohur me emrin e artit Bardhi, ka qenë i ftuar në emisionin “Me Meriton Mjekiqin”.

Mjekiqi u kujdes ta pyeste gjithashtu dhe për lidhjet e tij, pasi kohë më parë ishte përfolur në media se është në lidhje dashurie me Ana Lleshin, protagoniste në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, shkruan Indeksonline.

Dolën shumë lajme që je në lidhje me Anën e Për’puthen. Ke pas diçka në lidhje me të?”, ishte pyetja e moderatorit.

Bardhi u përgjigj: “E përshëndes Anën. E kam shoqe të mirë. Ajo ka pas me qenë pjesë e një videoklipi tem por kënga u shty dhe s’u ba hiq” tha reperi, duke shuar zërat për lidhje dashurie dhe se mes tyre ka vetëm miqësi.

Më poshtë intervista e plotë./Indeksonline/