09:59 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / AR

Bardhi zbulon surprizën, deri në fundvit do të “godas” me katër këngë të reja

Pas suksesit me këngën “Katile”, të cilën e solli në duet me Aida Doçin e Florian Tufallarin, reperi Bardhi ka përgatitur befasi të reja.

Përmes një postimi në “Instastory”, zbuloi se deri në fund të këtij vitit do të lansoj edhe 4 këngë.

“3 në bashkëpunim dhe një solo”, shkroi, duke lenë enigmë se me kë do të sjellë hitet e reja./Indeksonline/