75 Mall Live Search
16:07 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Bardhyl Dobra pranon detyrën si zëvendësministër i MPB-së

Bardhyl Dobra sot është takuar me ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçla, ku ka pranuar detyrën si zëvendësministër.

Dobra është nga qyteti i Drenasit. Ai është lindur me 17 shkurt 1986, transmeton Indeksonline.

Ai ka qenë Sekretar ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA), kurse në 2019-2020 ka qenë zyrtar për akreditime pranë Komisionit Ndërkombëtar për Akreditime të programeve të arsimimit dhe trajnimeve në fushën e Administratës Publike (ICAPA).

Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë pjesë e programeve të shkëmbimit me të cilat ka studiuar një semestër në Britani të Madhe dhe një vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas rikthimit në Francë, Bardhyli ka vazhduar me një master tjetër në shkenca politike dhe si rrjedhojë ka bërë përvojën profesionale të masterit pranë Ambasadës së Francës në Kosovë.

Përveç gjuhës shqipe, Bardhyli flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze./Indeksonline/