Bardhyl Hasanpapaj reagon pas raportit për varfërinë në Kosovë: Ky nuk është shteti i ëndrrave tona
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar pas publikimit të raportit të “WorldAtlas”, të bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF WEO 2025), ku Kosova renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë.
Përmes një reagimi publik, Hasanpapaj ka thënë se Kosova nuk meriton të njihet për varfëri dhe standard të ulët jetese, por për punë, dinjitet dhe mundësi për qytetarët.
“Një shtet kampion për varfëri në Evropë nuk është shteti i ëndrrave tona. Kosova meriton punë, dinjitet dhe mundësi, jo renditje që na turpërojnë”, ka shkruar ai.
Hasanpapaj ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët për ndryshim dhe përmirësim të gjendjes në vend.
“Ta ndalojmë këtë turp e të punojmë bashkarisht, më mirë e më mbarë për Republikën e Kosovës, për dinjitetin tonë, fëmijët tanë e brezave që do vijnë”, ka deklaruar kandidati i LDK-së.

