75 Mall Live Search
22:32 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Bardhyl Mahmuti: Asnjë civil serb nuk është vrarë nga UÇK-ja

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, njëherësh publicisti Bardhyl Mahmuti, në Kanal 10 ka folur në lidhje me procesin Gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale ndaj ish krerëve të UÇK-së, transmeton IndeksOnline

Ai ka thënë se ky proces është i montuar politikisht dhe se këtë e ka paraqitur edhe në librin e tij “Mashtrimi i madh”. Ai ka thënë se që nga fillimi është tentuar  që të drejtohet gishti nga UÇK-ja duke tentuar që para opinionit ndërkombëtar të paraqitet si organizatë terroriste, gjë të cilën siç ka thënë ai edhe e kanë arritur.

Ai ka thënë se procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK- së është pa asnjë bazë juridike

“Unë vazhdimisht e kam theksuar është proces politik I montuar, atë e kam trajtuar në librin tim “Mashtrimi I madh”. Vazhdimisht është tentuar që për vrasjen e civilëve të drejtohet gishti nga UÇK-ja, sepse në atë mënyrë ajo do të ishte prezantuar opinionin si organizatë terroriste, fatkeqësisht ja kanë arrit qëllimit. Procesi i fundit që po zhvillohet është tërësisht politik e nuk ka asnjë bazë juridike. Qëllimi është të njolloset lufta e UÇK-së”, tha Mahmutaj./IndeksOnline