Bardhyl Meta portreton Skënder Gashin: E lidhi Ibrahim Rugovën me Alois Mock dhe Otto von Habsburg
Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ia ka kushtuar një shkrim albanologut Skender Gashi, i cili vdiq pasditën e së enjtes.
“Skender Gashi, ishte Diplomati që lidhi përjetësisht, Dr Ibrahim Rugovën me Vice Kancelarin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë së viteve 1987 bis 1995, Dr. Alois Mock-un – me të cilin, Skender Gashi kishte të përbashkët jetën Akademike dhe intelektuale, ngase Mock vinte nga po i njëjti Universitetit i Vjenës në politikë, ku ishte edhe S. Gashi”, shkruan Meta.
Postimi i plotë i Bardhyl Metës:
Paska nderuar jetë, miku i madh i Presidentit Rugova, Ambasadori më fuqiplotë i Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë së Republikës sonë në botën Gjermanofolëse – Prof. Dr. Skender Gashi!
Prof. Dr. Skender Gashi, ishte veprimtari i paepur i çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare. Dr. Skender Gashi, ishte Shkencëtari dhe studiuesi i veçantë i Albanologjisë në Prishtinë, Zagreb dhe Salzburg – i cili, nga viti 1982, ishte edhe “Lektorë i gjuhës Shqipe” në „Institutin për Indo-Germanistikë të Universitetitetit të Vjenës („Institut für Indogermanistik an der Universität Ëien“) – i njohur në botën akademike gjermanofolëse, përveç tjerash, edhe përmes Revistës së famshme periodike të cilën e botonte në gjuhën Gjermanie në Vjenë – „Dardania”!
Unë, kam pas fatin e madh që ta njohë e të t’kuvendojë e bashkëveprojë me të dhjetëra e dhjetëra herë – kur nga Zürichu, bashkë me Presidentin Rugova – kemi shkuar në vizita e qëndrime disa ditëshe në banesën e tij në Vjenë.
Dr. Skender Gashi, ishte Diplomati që lidhi përjetësisht, Dr Ibrahim Rugovën me Vice Kancelarin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë së viteve 1987 bis 1995, Dr. Alois Mock-un – me të cilin, Skender Gashi kishte të përbashkët jetën Akademike dhe intelektuale, ngase Mock vinte nga po i njëjti Universitetit i Vjenës në politikë, ku ishte edhe S. Gashi;
Gjithashtu, miqësia e Presidentit Rugova me Kancelarin Austriak, i cili shërbeu si Kancelar i Austrisë nga viti 1986 deri në vitin 1997 ishte ngjizë nga Skender Gashi;
Por mbi të gjitha, Skender Gashi ishte bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Dr. Alois Mock – kumbar i miqësisë jashtëzakonisht të madhe dhe intensive mes Presidentit Kosovar, Dr. Ibrahim Rugova, me trashëgimtarin e familjes Mbretërore të Austrisë dhe Hungarisë, djalit më të madh të Kaiserit të fundit të “Austro-Hungarisë” Doktorin e shkencave të Sociologjisë dhe politikës, publicistin, shkrimtarin dhe politikanin Dr.Otto von Habsburg (I cili pat vizituar edhe Parlementin e Republikës së Kosovës, në një seancë të posatçme për te, të Organizuar nga Presidenti Rugova.
Dr. Skender Gashi, ishte themelues dhe Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vjenë – por mbi t’gjitha, kumbar, ngjizës dhe Ambasadori më i suksesshëm i Dr. Ibrahim Rugovës dhe Republikës së Kosovës në botën gjermano folëse.
*Skender Gashi, ka lindur në vitin 1944, në fshatin Busi (Mramor), të Komunës Prishtinës.
Ishte një njeri i kandshëm dhe i dashur, frymëzues, mobilizues dhe njëherës intelektual i kalibrit Europian.
Skenderi ishte aq modest, saqë që shpeshherë mendojë, se Ndre Mjeda atë thënien e tij lapidare për njerëzit e mëdhenj por modest – e ka shkruar enkas për Skender Gashin: “Kajzit (Kallinjtë) e plotë në grunajë – e kanë kokën te’poshtë! T’zbraztit ndërkaq, e mbajnë kokën thikë përpjetë, por s’ka asnjë bereqet prej tyre”!
T’Përkulem n’tana jetët – e mirë’u’pafshin, Kosovari im
p.s. Të shtojë edhe se, Dr. Skender Gashi, më pat lutë, që ta falenderojë gjithandej e gjithherë – Artistin dhe Rockerin e ndjerë Kosovar, Irfan Jupolli’n, i cili aso kohe jetonte e punonte në Çekosllovaki, pasi ky e kishte ndihmuar materialisht dy herë, për shtypjen e 2 numrave të Revistës periodike në Gjuhën Gjermane, “Dardania”!