75 Mall Live Search
11:40 / E Premte, 03 Tetor 2025 / H F

Barduani: Ka shqetësime në aspektin e sigurisë, rruga drejt paqes s’është ushtarake por politike

Gjeneralmajori i Ushtrisë italiane, Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit si komandant i KFOR-it derisa thekson se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësua ndjeshëm që nga viti 1999, por ka shtuar se ka shqetësime për humbjen e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.

“Sigurisht, situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm që nga nisja e KFOR-it dhe dëshmia më e prekshme për këtë është fakti që sot forcat e KFOR-it janë reduktuar në më pak se 10% të asaj që ishin në vitin 1999. Dhe kjo nuk është aspak një arritje e vogël. Megjithatë, ende ka shqetësime për humbjen e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, dhe pikërisht për këtë arsye roli i KFOR-it mbetet kritik, si edhe thelbësor për t’u parë si pjesë integrale e angazhimit të vazhdueshëm të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare. NATO-ja vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i po luan rolin e vet në këtë drejtim. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është një kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha ai ndër të tjera.

Gjeneralmajori i Ushtrisë italiane, Enrico Barduani, përfundoi mandatin e tij si komandant i KFOR-it, duke ia dorëzuar detyrën gjeneralmajorit të Ushtrisë turke, Özkan Ulutaş.